Zbulohet me kë shkëmbente mesazhe Beatrix gjatë spektaklit të kaluar

11:05 | 11 Shkurt 2022

Beatrix Ramosaj ka qenë prezente në spektaklin e së martës.

Pas daljes nga “BBV” Beatrix thuajse ishte zhdukur fare, nuk postonte në instagram, nuk merrte pjesë në intervista, ishte distancuar shumë nga bota e ekranit, shkruan lajmi.net.

Por gjithçka kaloi shumë shpejt falë mbështetjes së madhe që mori nga familja e saj.

Jo rrallë Beatrix ka treguar për raportet shumë të mira që ka me vëllain e saj Albanin, i cili ka qenë forca e saj më e madhe gjatë këtij rrugëtimi.

E pikërisht rasti i fundit i Trixës që po bën bujë në media lidhjet me vëllain e saj.

Gjatë gjithë kohës ajo është parë me telefon në dorë, e cila incizonte disa pjesë interesante nga “Prime” i BBV.

Të gjithë ishin kuriozë të dinë se me kë kishte shkëmbyer mesazhe në ato momente, me një postim në llogarinë e saj, Trixa zbuloi se ka folur me vëllain, duke shuar kureshtjen e madhe.

Ajo tregoi se çfarë shkroi vëllai i saj Albani, teksa Trixa u përgjigj:

“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë, eshtë gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes, nuk e di ku do të isha pa ty, ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time, nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë, jam shumë falenderuese për ty”, ka shkruar Beatrix.

Komento: