Zbulohet plani i Milanit për Lukakun

18:34 | 26 Maj 2022

Romelu Lukaku tek Milan, zbulohet plani i transferimit.

Siç raporton Il Corriere dello Sport, emri i Romelu Lukakut është rikthyer përsëri në vëmendjen e Milanit e cila e sheh atë si zëvëndësuesin e duhur për Zlatan Ibrahimovic.

Chelsea tashmë po mendon idenë e huazimit të tij ndërkohë që Milan po përgatitë një plan për transferimin e tij edhe pse dihet fort mirë lidhja e tij e ngushtë me Interin.

Blutë e Londrës po mendojnë për mbrojtësin e Rossonerëve, Pierre Kalulu dhe një operacion mund të fillojë me Kalulun që mund të ulë ndjeshëm çmimin e sulmuesit belg.

Muaj më parë Lukaku kundërshtoi një ide të tillë por tashmë ai është i dëshpëruar për të gjetur një skuadër të madhe europiane ku mund të rigjejë minutat në formacionin e parë.

Komento: