Zhegrova kundër Avdijajt

09:16 | 03 Tetor 2019

Dy futbollistët e Kosovës rivalizojnë njëri-tjetrin në Europa League.

Sot zhvillohet rrethi i dytë i fazës së grupeve të Europa League.

Ndeshjet do të luhen në tri orare të ndryshme, 16:50, 18:55 dhe 21:00, shkruan indeksonline.

Donis Avdija do të ketë përballë Edon Zhegrovën në ndeshjen në mes të Trabzonsportit dhe Baselit.

Manchester United është mysafir i AZ Alkmar nga ora 18:55, Roma luan me Ëolfsbeger, Arsenali pret St. Liegen e Mergim Vojvodës.

Lazio e Valon Berishës luan kundër Rennes derisa ndeshje interesante është edhe ajo në mes të Sevillës dhe APOEL.

Komento: