Zhvillime dramatike, Neymar pritet të transferohet të gjiganti nga Serie A

13:26 | 25 Qershor 2022

Pas lajmeve që Paris Saint Germain i ka kërkuar Neymarit që të kërkojë skuadër të re pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, ka filluar shqyrtimi i opsioneve nga ana e agjentit të lojtarit për një destinacion të ardhshëm të brazilianit.

Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, Juventusi është skuadër e interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit, transmeton lajmi.

Mundësitë e bardhezinjve për të mbuluar financiarisht pagën e lojtarit do të përcaktojnë shumë në lidhje me të ardhmen e ish-lojtarit të Santosit.

Zyrtarisht, bisedimet nuk kanë filluar ende, por kjo gjë pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Të interesuar për lojtarin janë edhe Chelsea dhe Barcelona.

Komento: