Ziyech-Milan, vjen lajmi i madh

22:01 | 02 Korrik 2022

Hakim Ziyech ka qenë shumë i lidhur me AC Milan gjatë 24 orëve të fundit dhe duket se negociatat po ecin mirë.

Ndërkombëtari maroken mund të jetë zgjidhja perfekte për treshen sulmuese të kuqezinjve,përcjell ORAinfo.

Stefano Pioli i ka kërkuar Paolo Maldinit dhe Ricky Massara që të sjellin një lojtar të klasit të lartë që mund të luajë si në qendër ashtu edhe në të djathtë. Ziyech i përshtatet faturave dhe që kur përfunduan rinovimet e drejtorëve, ata kanë punuar për transferimin.

Sipas MilanNews, Milani dëshiron të sjellë ish-lojtarin e Ajax-it në një hua të paguar me një opsion blerjeje. Chelsea duket i gatshëm të mbulojë një pjesë të pagës së Ziyech, që është një plus i madh për kuqezinjtë pasi kjo është një nga pengesat më të mëdha për marrëveshjen./ORAinfo/

Komento: