Arsenali ka njoftuar nënshkrimin e portierit Matt Turner nga New England Revolution me një kontratë afatgjatë.
28-vjeçari bëhet ardhja e tretë e Arsenalit në afatin kalimtar të verës pas nënshkrimeve të Marquinhos dhe Fabio Vieira nga Sao Paulo dhe Porto respektivisht, përcjell ORAinfo.
Turner do të veshë fanellën me numrin 30 te Arsenali, i cili thuhet se ka paguar një tarifë paraprake prej 6 milionë dollarësh (4.8 milionë £) e cila mund të rritet deri në 10 milionë dollarë (8.1 milionë £) me shtesa të lidhura me performancën.
Një marrëveshje mes Arsenalit dhe New England Revolution për të nënshkruar me Turnerin u ra dakord në merkaton e janarit, dhe ndërkombëtari i SHBA-së mbërrin në Londrën e Veriut për të ofruar rezervë dhe konkurrencë për Aaron Ramsdale./ORAinfo/