ZYRTARE: Dortmund nënshkruan me këtë lojtar

22:15 | 08 Gusht 2022

Borussia Dortmund, ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit të Kolnit, Anthony Modeste për një kontratë njëvjeçare.

BVB rekrutoi Sebastian Haller nga Ajax për të zëvendësuar Erling Haaland, por ndërkombëtari i Bregut të Fildishtë më vonë zbuloi një tumor testicular gjatë një kampi stërvitor para-sezonal në Zvicër, përcjell ORAinfo.

Modeste është një sulmues i provuar i Bundesligës dhe ka shijuar sezone të shkëlqyera si me Koln ashtu edhe me Hoffenheim, së fundmi duke shënuar 20 gola në ligë sezonin e kaluar./ORAinfo/

Komento: