Interi ka konfirmuar nënshkrimin e André Onana si një transferim i lirë nga Ajax.
Reprezentuesi i Kamerunit kishte kaluar testet mjekësore me Nerazzurrët në janar. Kontrata e tij me Lancers skadoi të enjten, përcjell ORAinfo.
26-vjeçari luajti 214 ndeshje me Lancers, duke fituar gjashtë tituj, përfshirë tre liga holandeze.
Lega Calcio konfirmoi në mëngjes se Interi kishte regjistruar kontratën e portierit.
Ndërkombëtari i Kamerunit ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon. Mbetet për t’u parë nëse ai do të bëhet menjëherë portieri i parë në Stadio Meazza./ORAinfo/