Zyrtare: Milan largon Maldinin

21:56 | 29 Korrik 2022

Milan largon Maldinin

Daniel Maldini zyrtarisht e ka kompletuar kalimin e tij të Spezia për një sezon, e që është anëtari i parë i familjes Maldini që do të luajë për një klub tjetër të Serie A, e jo Milanin

Kjo është konfirmuar me një deklaratë të Kuqezinjve të cilët kanë thënë se do të jetë vetëm huazim që do të zgjasë vetëm një sezon e ku nuk do të jetë opsioni për blerje.

Mesfushori kreativ 20 vjeçar, është djali i drejtorit Paolo Maldini dhe nipi i legjendës së Milanit, Cesare Maldini.

Ai bëhet anëtari i parë i familjes Maldini që do të luajë në një klub të Serie A e që nuk është Milan.

Daniel po ashtu ka një vëlla, Christian, i cili për momentin luan në Serie C me Pro Sesto dhe nuk ka arritur kurrë që të luajë për një skuadër të njohur.

Cesare më parë ka luajtur për Foggia, Ternara dhe Parma, por ato ishin në Serie B.

Daniel Maldini ka bërë 15 paraqitje në Serie A deri me tani në karrierën e tij, duke shënuar një gol, i cili për çudi ishte kundër klubit të tij të ri, Spezia, në shtator të vitit 2021.

Komento: