ZYRTARE: Roma nënshkruan me super-lojtarin

18:13 | 16 Gusht 2019

Roma ka nënshkruar zyrtarisht mbrojtësin turk, Yildrim Mert Cetin nga Genclerbirligi për 3 milion € dhe 10 përqind të një tarife të transferimit në të ardhmen.

22-vjeçari fluturoi natën e kaluar dhe iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes para nënshkrimit të kontratës deri në qershor 2024,përcjell ORAinfo.

“AS Roma është i kënaqur të njoftojë firmosjen e mbrojtësit turk Yildrim Mert Cetin për një transferim të përhershëm,” lexohet një deklaratë.

“Mert Cetin, 22 vjeç, i bashkohet klubit nga pala turke Genclerbirligi për një tarifë prej 3 milion €.

“Si pjesë e marrëveshjes, Genclerbirligi gjithashtu mban të drejtën në 10% të çdo tarife transferimi të ardhshëm – në rast se lojtari shitet për një shumë më të madhe se 5 milion €”, thuhet në deklaratë.

Mert Cetinit i është dhënë fanella e Numrit 15./ORAinfo/

Komento: