Pas erërave të forta, ja ҫfarë po ndodh tani në Prishtinë

22:22 | 11 Shkurt 2020

Kryeqyteti i Kosovës u përball me disa erëra të forta këto ditë.

Prishtina pas erërave të forta, është ndotur me mbeturina nga të ndryshmet.

Derisa përmes një shkrimi të bërë në Facebook, kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se tashmë rrugët kanë nisur të pastrohen.

“Menjëherë ekipet mirëmbajtëse janë aktivizuar, ku kanë larguar sasi të konsiderueshme të mbeturinave të shpërndara nëpër rrugët e qytetit.

Për shkak të motit të ligë, ndotje/mbeturina mund të ketë ende, prandaj kërkojmë me qytetarët së bashku të bëjmë mirëmbajtjen dhe ti largojmë/mënjanojmë ndotjet/mbeturinat në rrugë, në mënyrë që të kemi qytetin sa më të pastër”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: