Nicolas Pepe, duket të jetë synimi më i ri i skuadrës së Barcelonës.
Sulmuesi i talentuar i Lille, Nicolas Pepe, mund të ndërrojë skuadër në fund të sezonit, pasi po kërkohet nga shumë skuadra.
Në mesin e tyre, është edhe Barcelona, që e vendosur ka hyrë në garë për 23 vjeçarin.
Për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit, Barcelona duhet të mposhtë garën me francezët e PSG, që po ashtu janë të interesuar.
Pepe, është pjesë e Lille që nga viti 2017, dhe në 59 paraqitje ka shënuar 29 gola.