Barcelona vjen me ‘bombën’ e radhës, po e bën këtë super-transferim

19:17 | 20 Shkurt 2019

Nicolas Pepe, duket të jetë synimi më i ri i skuadrës së Barcelonës.

Sulmuesi i talentuar i Lille, Nicolas Pepe, mund të ndërrojë skuadër në fund të sezonit, pasi po kërkohet nga shumë skuadra.

Në mesin e tyre, është edhe Barcelona, që e vendosur ka hyrë në garë për 23 vjeçarin.

Për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit, Barcelona duhet të mposhtë garën me francezët e PSG, që po ashtu janë të interesuar.

Pepe, është pjesë e Lille që nga viti 2017, dhe në 59 paraqitje ka shënuar 29 gola.

Komento: