Lamtumirë Lazio! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Lazio!

12:38 | 04 Janar 2019

Lojtari kosovar, Valon Berisha nuk ka arritur ta gjej vetën të Lazio.

Në këtë situatë, ai po mendon të largohet nga Lazio teksa nuk ndihet i sigurt nëse do të zerë një vend në formacion e skuadrës të drejtuar nga Sihmone Inzaghi.

Ai erdhi me shumë bujë gjatë merkatos së verës që lamë pas nga Salzburg por deri më tani ka luajtur vetëm 2 ndeshje si titullar.

E përditshmja “Corriere dello Sport” shkruan se Berisha është i zgjgënyjer nga minutat e pakta që i janë dhën deri më tani. Po sipas gazetës nëse vjen një ofertë e duhur gjatë merkatos së janarit ai do ta marë në konsideratë.

Ndërkohë drejtori sportiv Igli Tare nuk kërkon që ta shesë Kosovarin teksa beson se ai do të arrijë formën optimale.

Komento: