Reshford – Milan, lajm ‘bombë’ nga Anglia

14:57 | 21 Dhjetor 2018

Afati i janarit po afrohet dhe Milan ka nisur sulmin për sjelljen e lojtarëve të rinj.

Sipas Corriere dello Sport, Ac Milan janë duke vëzhguar sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford.

Pas largimit të Jose Mourinhos nga Manchester United, i cili favorizonte talentin anglez, lajmet e fundit shprehin se Rashford është duke u frikësuar për shkak se mund të lihet jashtë skuadrës në drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Milan pritet të bëj një ofertë për Rashford edhe pse duket një mision mjaft i vështirë për tu realizuar.

Komento: