Ylli i Liverpoolit po kalon te rivali i Premierligës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Liverpoolit po kalon te rivali i Premierligës

22:30 | 30 Dhjetor 2018

Në afatin e janarit, duket se Liverpooli do të heq dorë nga ky lojtar.

Liverpool është i gatshëm që ta largoj nga skuadra Dominic Solanken.

Sulmuesi i talentuar po largohet nga ‘Anfield’, pasi dëshiron të luajë më shumë.

Sipas ‘Mail Online, Solanke po i kompleton testet mjekësore te Crystal Palace.

Trajneri i ‘Shqiponjave’, Roy Hodgson, ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e sulmuesit anglez.

Kështu, Solanke po i kompleton testet mjekësore në ‘Selhurst Park’, ndërsa prezantimi i tij me gjasë do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Komento: